Lindi shtatzëna e lënduar në sulmin në spitalin e Mariupolit

Një grua shtatzënë e fotografuar duke u arratisur nga rrënojat e një spitali të bombarduar nga Rusia ka sjellë në jetë një vajzë, thonë raportet.

Imazhi i Mariana Vishegirskaya, shtatzënë, me fytyrën e gjakosur teksa zbriste shkallët e rrënojave, në spitalin e Mariupolit, është shpërndarë gjerësisht.

Ajo ka lindur të nesërmen, tha mbesa e saj në Turqi për mediat lokale.

Ambasadori i Ukrainës në OKB ka deklaruar se foshnja ka marrë emrin Veronika, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Mariana është bërë objekt i një fushate dezinformimi, pas bombardimeve.

Ambasada ruse në MB ka postuar një teori konspirative në Twitter se Mariana ka qenë aktore dhe pasojat e sulmit janë inskenuar./21Media

Back to top button