Rusia shkel parimet bazë të sigurisë bërthamore, thotë ShBA

“Vazhdimi i gjuajtjeve ruse mbi objektet bërthamore” në Ukrainë është “i pamatur” dhe duhet të ndalet, deklaroi Sekretarja e Energjisë e SHBA-së, Jennifer Granholm.

Ajo tha se SHBA nuk mund të konfirmojë pretendimet ruse se energjia është rikthyer në Çernobil, por u shpreh se ukrainasit i kanë thënë SHBA-së se një pjesë e karburantit dizel është dërguar atje për të fuqizuar gjeneratorët rezervë në vendin e fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Rivendosja e energjisë elektrike nga jashtë në Çernobilështë një hap i rëndësishëm sigurie dhe Rusia duhet të veprojë shpejt për të lejuar rivendosjen e energjisë”, u shpreh ajo dhe shtoi se dëmtimi i një objekti kërkimor bërthamor në Kharkiv nuk ka çuar në ndonjë rrezik të rëndësishëm sigurie.

“Dhe ne mbetemi të shqetësuar për stafin në #Çernobildhe #Zaporizhzhiapo operojnë nën presion dhe pa pushim të duhur, që është një rrezik sigurie. Shkelja nga Rusia e parimeve bazë të sigurisë bërthamore është e papranueshme dhe sulmet që rrezikojnë sigurinë në Ukrainë dhe më gjerë duhet të ndalen.”, shtoi ajo./21Media

Back to top button