Lindita Nikolla zgjedhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë zgjedhur Lindita Nikollën nga Partia Socialdemokrate kryetare të këtij institucioni.
Ajo mori 79 vota, kryesisht nga deputetët e Partisë Socialiste, pasi deputetët e Partisë Demokratike në shenjë proteste kanë grisur fletat e votimit.
Anëtari më i vjetër në moshë ishte kryetar i komisionit të votimit i cili shpalli dhe rezultatin. Komisioni i votimit përbëhej nga 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita.
Nga mazhoranca u depozituan emrat e deputetëve Fadil Nasufi , kryetar, Klevis Xhoxhi anëtar dhe Shpresa Marnoj anëtare. Nga opozita Greta Bardeli dhe Belind Këlliçi, anëtarë.
Të 140 deputetët e rinj të cilët u betuan ndërkohë që zonja Luljeta Bozo lexonte formulën e betimit duhej të votonin për kryetaren e re të Kuvendit.
Por, deputetët demokratë, në shenjë proteste, i kanë grisur fletët e tyre të votimit duke i hedhur në tokë, ndërsa LSI votoi kundër.
Mes deputetëve që i kanë grisur fletët e votimit ishte dhe kreu demokrat, Lulzim Basha.

Back to top button