4 viktima dhe 977 raste pozitive me Covid 19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, në Shqipëri.
Janë kryer gjithsej 6308 testime nga të cilat 977 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki:
345 raste në Tiranë, 59 në Shkodër, 39 në Berat, 33 në Durrës, nga 32 raste në Krujë, Lushnje, Vlorë, nga 29 raste në Kurbin, Fier, nga 26 raste në Lezhë, Sarandë, 23 në Kamëz, 20 në Kavajë, 18 në Kukës, 15 në Kuçovë, nga 13 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 12 raste në Mallakastër, Bulqizë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Elbasan, Dibër, Malësi e Madhe, 9 në Vorë, nga 8 raste në Mat, Peqin, Dimal, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Vau i Dejës, Pukë, Patos, Këlcyrë, nga 5 raste në Korçë, Shijak, Fushë Arrëz, nga 4 raste në Rrogozhinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Librazhd, nga 3 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Selenicë, nga 2 raste në Has, Tropojë, Mirditë, Klos, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 1 rast në Cerrik, Delvinë, Dropull.
Aktualisht janë 12,582 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar./Oranews