Lingard akuzon United-in për “premtime të rreme”

Jesse Lingard ka akuzuar Manchester United-in se ka bërë premtime të rreme, ndërsa ka folur për vitin e tij zhgënjyes në Old Trafford.
Në verën e vitit 2021, Lingard u kthye në Manchester united pas një huazimi të suksesshëm me Ëest Ham, ku shënoi nëntë gola dhe pesë asistime në 16 paraqitje në Premier League.
Ai nuk ishte në gjendje të fillonte që andej dhe të rifitonte një vend të rregullt në ekipin e Djajve të Kuq.
Lingard kritikoi klubin për mënyrën se si u trajtuan në vitin e tij të fundit.
“Unë nuk e di cili ishte problem, nëse ishte politika apo çfarëdo. Ende nuk kam marrë një përgjigje deri më sot. As nuk e pyeta. Unë po stërvitesha shumë, isha gati për të luajtur. Kur punon shumë në stërvitje dhe nuk luan në fund.. është zhgënjyese. Kështu që, ky është një shans për të thënë lamtumirë sepse nuk e kuptova kurrë këtë…”, u shpreh ai./21Media

Back to top button