Theret me thikë një person në Prishtinë
Mbrëmë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje ndërmjet tre personave.
Policia bën të ditur se nga kjo përleshje një person është therur me thikë teksa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit gjatë rrahjes ishte therur me thikë nga një person tjetër i pa njohur. Të lënduarit ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media