Linja ajrore kombëtare e Rusisë do të anulojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përveç Bjellorusisë

 
Linja ajrore kombëtare e Rusisë do të anulojë të gjitha fluturimet ndërkomvëtare, përveç Bjellorusisë
Linja ajrore kombëtare e Rusisë, Aeroflot, do të anulojnë pothuajse të gjitha fluturimet ndërkombëtare nga 8 marsi, për shkak të asaj që i quajti “rrethanat shtesë” që pengojnë operacionet e saj, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv

Rrugët e brendshme dhe fluturimet drejt Bjellorusisë fqinje do të vazhdojnë të pandryshuara, thuhet në njoftimin e kësaj  linje ajrore.

BE, MB, SHBA dhe Kanadaja kanë ndaluar të gjitha linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore – duke kufizuar ashpër numrin e destinacioneve të disponueshme dhe duke i bërë rrugët e tjera më të vështira./21Media

Back to top button