Linja e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë del nga funksioni
Shkaktar i kësaj avarie përmenden ngricat
Katër vjet e gjysmë pas përfundimit dhe një muaj pasi u vu në funksion linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë, kjo linjë ka dalë jashtë funksionit. Megjithëse ka kushtuar 75.5 milionë euro, ku 42 milionë euro janë shpenzuar në pjesën e Shqipërisë, temperaturat e ulëta të janarit sivjet kanë bërë që katër nga shtyllat e interkonjeksionit të linjës Vau Dejës – Prishtinë të rrëzoheshin raporton Koha.net.
Në zonën e Iballës në Pukë, në lartësinë mbi 700 metra, për shkak të ngricave dhe akullit, katër shtylla metalike të linjës janë rrëzuar duke e nxjerrë atë jashtë funksionit. Më 14 dhjetor të vitit që shkoi, pati nisur operimi i pavarur i Kosovës, si zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë, si dhe nisi nga funksionimi linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.