Linja hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se projekti preliminar i dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës po bëhet realitet.
Aliu në një postim në Facebook ka njoftuar se janë në Durrës tek drejtoria e përgjithshme e hekurudhave, ku po bisedohet për hapat e mëtejmë të “linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”.
Vitin e kaluar Aliu, ka prezantuar projektin për hekurudhën Prishtinë-Durrës, teksa ka shtuar se ndërtimi i hekurudhës do ta vendosë Kosovën në nyje të korridoreve hekurudhore dhe automobilistike.
Në takimin e përbashkët të dy Qeverive Kosovë – Shqipëri të mbajtur në Elbasan (më 26.11.2021) palët njoftuan që në buxhetet e dy vendeve për vitin e ardhshëm janë parashikuar fondet për kryerjen e fizibilitetit të ndërtimit të kësaj hekurudhe, gjë që konsiderohet si fillimi i punimeve për ndërtimin e saj.
Sipas marrëveshjeve të nënshkruara në Elbasan mes dy qeverive banorët e zonave kufitare brenda 30 kilometrash në të dyja anët e kufirit, kanë të drejtë të lëvizin dhe punojnë pa patur leje pune dhe pa kryer procedura kalimi nga njëra anë e kufirit në tjetrën si edhe të marrin leje qëndrimi pesë vjeꞔare me procedura të përshpejtuara. /21Media 
Back to top button