Lipjani po e pret Vitin e Ri n’terr, Ahmeti: Përgjegjëse është qeveria

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se shumë fshatra të kësaj komune janë në terr, duke shtuar se kjo situatë është e papranueshme në këtë shekull.
Për këtë situatë ai ka thënë se përgjegjës është Qeveria dhe ministritë përkatëse, pasi, sipas tij, kanë dështuar të menaxhojnë si duhet këtë çështje.
“Kjo është një pasqyrë e qartë e mungesës së planifikimit, përkushtimit dhe përgjegjshmërisë ndaj nevojave bazë të qytetarëve. Kjo situatë nuk është thjesht një sfidë – është një dështim që nuk mund të tolerohet më.
Së bashku, duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe veprime konkrete për të mos lejuar përsëritjen e kësaj papërgjegjshmërie. Tmerr!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.