Në adresimin e fundvitit Kurti përmend problemet me rrymë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu është adresuar qytetarëve me një fjalim për herë të fundit këtë vit.
Ai ka përmendur të arriturat e Qeverisë së tij, por edhe situatën e vështirë me energji elektrike ditëve të fundit, ku edhe në natën e ndrrimit të mot-moteve disa qytete po përballen me mungesë të energjisë.
“Sukseset erdhën me sfida. Problemi me furnizim me energji elektrike, me të cilin jemi ballafaquar ditëve të fundit, nuk është rezultat i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit, në të cilin me vite e dekada të tëra nuk është investuar sa duhet. Neve na vjen shumë keq për situatën e shkaktuar me furnizim si rezultat i ngarkesës së rrjetit. Kemi kërkuar nga operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS, angazhim maksimal në zgjidhjen e problemeve e prishjeve teknike dhe menaxhimin e ngarkesës. Përkundër problemeve të trashëguara, nga privatizimi dhe jo vetëm, ne po punojmë, me krejt çfarë dimë e mundemi, në adresimin e këtyre. Atë po e bëjmë përmes investimeve që kanë munguar me dekada në ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike, e të cilat kanë filluar pikërisht gjatë mandatit tonë.”, thotë ndër tjerash Kurti.
Derisa si të arritura të mëdha i cilësoi heqjen vizave nga Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani, si dhe njohjen e pasaportës së Republikës së Kosovës nga dy shtete mosnjohëse – Spanja dhe Armenia ./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?