Liria e mediave në Kosovë shënon përmisim, por ende mbetet në “vendet problematike”

Krahasuar me vitin e kaluar Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave.
Kështu bëhet në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror publikuar nga “Reporterët pa Kufij”.
Kosova këtë vit radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.
Megjithatë, sipas vlerësimit të “Reporterëve pa Kufij”,  Kosova vazhdon të mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”.
Ngjashëm në këtë kategori radhiten edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.
Prej tyre, përparim kanë shënuar: Maqedonia e Veriut në pozitën e 57-të nga 90; Serbia në pozitën 79 nga 93 dhe Mali i Zi në pozitën 63 nga 104.
Kurse, Shqipëria ka pësuar rënie – nga pozita 83 ku ka qenë vitin e kaluar, në pozitën 103 sivjet./21Media

Back to top button