Liria e Shtypit, presidentja: Shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë

Në Ditën Botërore të Shtypi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerësoi punën e gazetarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ndërsa e konsideroi lajm të mirë progresin e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ne vlerësojmë gazetarët e guximshëm që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngritin zërin për të vërtetën dhe lirinë sot. Progresi i Kosovës në Indeksin e lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.


Krahasuar me vitin e kaluar Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave. Kështu bëhet në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror publikuar nga Reporterët pa Kufij Kosova këtë vit radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021./21Media

Back to top button