​Liria mposht Ferizajn dhe futet në Superligë

Do të jetë Liria skuadra e 10-të e Supelrigës së Kosovës për edicionin e ri garues 2023/24.

Skuadra nga Prizreni e ka mposhtur Ferizajn në ndeshjen e barazhit pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-0.

Pas 90 minutave të zjarrta në “Zahir Pajaziti”, asnjëra skuadër nuk arriti që të shënonte gol dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Por, as vazhdimet, dy herë nga 15 minuta nuk prodhuan ndonjë gol, edhe pse Liria pati një rast të artë në minutën e 115’ kur Berisha u gjend ballë për ballë me portierin e Ferizajt, por nuk ia doli që të shënojë.

Back to top button