Lirika Deva fiton medaljen e artë në garat me ski në Bullgari

Skitarja, Lirika Deva ka fituar medaljen e artë në garën e FIS-it, te cila është mbajtur në Bansko të Bullgarisë.

Këtë e ka bërë bërë ditur Komuniteti Olimpik i Kosovës (KOK) përmes një postimi, transmeton rtv21.tv.

“Nga dy garat e mbajtura në slalom, Deva në njërën fitoi medaljen e artë ndërsa në tjetrën doli nga shtegu në lëshimin e parë”, ka shkruar KOK në Facebook.

Ndërsa është njoftuar se Lirika pritet që të përfaqësojë Kosovën edhe në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024./21Media

Back to top button