Lirika Deva renditet e 27-ta në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, Gangwon 2024

Skiatrja, Lirika Deva ka arritur të renditet e 27-ta në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, Gangwon 2024.

Këtë e ka bërë të ditur Komuniteti Olimpik i Kosovës (KOK), shkruan rtv21.tv

“Lirika mori edhe 118.95 pikë të FIS-it”, thuhet në njoftimin e KOK.

Ajo ka pasur një paraqitje të mirë ku nga 79 garues në disiplinën e sllallomit, ajo la pas vetës 51 garuese, ku 34 dolën nga shtegu.

“Lirika pati kohën 1 minutë e 50.54 sekonda nga të dyja lëshimet. Në lëshimin e dytë ishte më e shpejtë për rreth dy sekonda”, ka shkruar KOK në Facebook.

Deva garoi edhe të martën në sllallom të madh, ku u rendit e 31-ta.

Në konkurrencën e meshkujve, është dashur të paraqitet edhe Klos Vokshi, por shkaku i lëndimit të pësuar në garën e djeshme në sllallom të madh, e kishte të pamundur garimin në sllallomin e sotëm.

“Me garën e sotme mbyllet edhe përfaqësimi i sportistëve tanë në LOD që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button