Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamje nga aksioni në zonën e Shëngjinit

Në Shëngjin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video nga ndërhyrja e policisë duke thënë se aksioni do të vijojë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike.
Ndërkohë nga bashkia Lezhë bëhet me dije se edhe vetë sipëmarrësit kanë nisur çmontimet e shtesave, pa krijuar probleme.
Operacioni për lirimin e hapësirave publike është shtrirë në të gjithë vendin prej më shumë se një muaji.