Lirohen 82 nxënëse që ishin rrëmbyer

Pas tre vjetësh në robëri

Islamistët nga radhët e lëvizjes Boko Haram liruan 82 nxënëse nga grupi prej më shumë se 200 sosh, që i kishte rrëmbyer në qytetin Çibik në Nigeri, në prill të vitit 2014, njoftuan zyrtarët e qeverisë së Nigerisë.

Vajzat u liruan falë negociatave të2 zhvilluara me qeverinë e Nigerisë, tha një zyrtar, i cili deshi të mbetet anonim.

Vajzat e liruara më pas u dërguan në Abuxha, ku i priti edhe presidenti i Nigerisë, Muhamed Buhari, shkruan rtv21.tv.

Më shumë se 20 nxënëse u liruan në tetor të vitit të kaluar, në kuadër të marrëveshjes, e cila u ndërmjetësua nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar./21Media

Back to top button