Lirohen aktivistët e PSD-së, Krasniqi: Na arrestuan brutalisht
Anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë liruar rreth dy orë pas arrestimit që iu bë nga Policia e Kosovës, ditën e sotme. Kështu ka bërë të ditur anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi teksa ka thënë se janë arrestuar brutalisht.
“Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor. Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, ka shkruar ai në Facebook.
Pas lirimit ka reaguar edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se rezistenca e veteranëve është burim shprese./21Media