Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku

Janë liruar aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku të cilat janë arrestuar dy ditë më par ënë prostestën për vrasjen e gruas shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Kjo u bë e ditur nga „Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”.
“Arrestimi i tyre i panevojshëm dhe jolegjitim, veç sa na jep forcë për të vazhduar dhe zgjeruar rezistencën tonë të drejtë në kërkim të sigurisë dhe lirisë për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë.“, thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.
Për arrestimin e aktivisteve reagoi sot edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e tyre të plota për të protestuar ndaj çdo institucioni./21Media

Back to top button