Lirohen dy pjesëtarët serbë të FSK-së

Ata u morën në pyetje për 3 orë

Lirimi i tyre u bë pasi janë intervistuar një kohë të gjatë në kufirin Serbi –Kosovë. Këtë e ka konfirmuar gjeneral Rrahman Rama, shkruan koha.net.

Njëri nga pjestarët, Anel Ujkaniviç, ka thënë se tani janë në Novi Pazar dhe se janë marrë në pyetje në Jarinjë për 3 orë rresht nga pala serbe.

Sot janë ndaluar dy pjesëtarët e FSK-së, Alen dhe Anel Ujkanovic në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë. Për këtë ndalim ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjithashtu ka reaguar edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke thënë se dënon në mënyrën më të fuqishme kërcënimet e autoriteteve të Beogradit për t’i bojkotuar institucionet e Kosovës. Pacolli po ashtu ftoi BE-në që të reagojë menjëherë.

Back to top button