Lirohen nga paraburgimi Molliqaj dhe tre aktivistë tjerë
Katër nga gjashtë aktivistët e Partisë Socialdemokrate të arrestuar të hënën në aksionin e zhvilluar te objekti i ZRrE-së, janë liruar.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe tre aktivistët Natyra Kuçi, Frashër Krasniqi dhe Teuta Rrusta, janë liruar nga Paraburgimi. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Natyra Kuçi. Ndërsa, Kuçi ka shtuar se aktivistët e tjerë, Nol Nushi dhe Genc Sherifi, janë ende në paraburgim
Nushi e Sherifi pritet të dalin para gjykatës këtë të mërkurë./21Media