Lirohet avokati Besnik Berisha, refuzohet kërkesa për paraburgim

Avokati, Besnik Berisha, i cili ka qenë në ndalim nga e enjta, tashmë është liruar. Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën për paraburgim dhe ka nxjerrë aktvendim për një masë alternative.

Ndaj Berishës, Gjykata ka marrë vendim për caktimin e masës “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”, në kohëzgjatje prej një muaji.

Arrestimi i tij u cilësua i kundërligjshëm dhe arbitrar e madje edhe urdhër nga pushteti, për shkak të zërit kritik të avokatit Berisha ndaj Qeverisë.

Ndërsa ndaj të dyshuarve të tjerë, N.Xh., J.V., F.Z., R.C., dhe A.S., është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kurse, ndaj I.S është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button