Lirohet me kusht edhe një tjetër serb i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Lirohet me kusht edhe një tjetër serb i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Urosh Vukashinoviq, i cili u arrestua një muaj më parë në Leposaviq nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve, sot do të lirohet me kusht nga paraburgimi, ka thënë për KoSSev avokati i tij, Nebojsha Vlajiq.

“Po, U.V. do të lirohet me kusht sot. Aktualisht jemi duke i zgjidhur dokumentet lidhur me këtë dhe ai do të lirohet gjatë ditës”, tha Vlajiq.

Ai u arrestua më 19 qershor në Leposaviq, ndërsa më 16 qershor për sulm ndaj gazetarëve.

Më pas nga Leposaviqi është transferuar në stacionin policor në pjesën jugore të Mitrovicës, prej nga është transferuar në burgun e Podujevës dy ditë më vonë, ku i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Back to top button