​Lirohet nga aparatura e frymëmarrjes vajza që u lëndua nga rënia e kulmit të Komunës

Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Re të Prishtinës më 18 janar, la të lënduar një 23-vjeçare e cila ende po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shefi i Mjekimit Qendror Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, për portalin rtv21.tv ka njoftuar se pacientja është liruar nga aparatura mjekësore e frymëmarrjes dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Ani pse gjendja shëndetësore e pacientes është stabile Uka për rtv21.tv tha se pacientja do të vazhdojë të qëndrojë për trajtim edhe për disa ditë në Klinikën Intesive.

Kujtojmë se më 18 janar, 23-vjeçarja mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin.

Nga komuna u tha se dyshimet e para janë që shembja e kulmit ka ndodhur si shkak i erërave të forta atë ditë, derisa hetimet po vazhdojnë./21Media

Back to top button