Lirohet nga burgu këngëtarja turke, Gulsen

Këngëtarja e njohur turke ,Gulsen, e cila u arrestua në kuadër të hetimeve të nisura kundër saj me akuzën e “nxitjes së popullit në urrejtje dhe armiqësi apo poshtërim” për shkak të fjalëve të saj kundër imamit hatip, (në koncertin e saj në Ataşehir më 30 prill 2022) u lirua kushtin e kontrollit gjyqësor.

Si rezultat i vlerësimit, gjykata vendosi lirimin e këngëtares së njohur me kushtin “mos largim nga banesa”, që është një nga masat e kontrollit gjyqësor. Gulsen ka dalë nga burgu rreth orës 14.30 të ditës së djeshme, përcjell portali rtv21.tv
Një kërkesë kundërshtimi është paraqitur nga avokati i këngëtares së njohur, Emek Emre, për t’u dërguar në Gjykatën Penale të Shkallës së Parë Detyruese të Stambollit, duke kërkuar heqjen e masës së paraburgimit.

Gulsen do të vazhdojë dënimin e saj në formën e arrestit shtëpiak.
Këngëtarja e njohur hipi në makinë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve./21Media

Back to top button