Lirohet nga burgu spiunja amerikane e Luftës së Ftohtë

Ana Montes, ndër spiunet më të njohura të Luftës së Ftohtë, është liruar nga burgu pas më shumë se 20 vjetësh.
65-vjeçarja i kaloi gati dy dekada duke spiunuar për Kubën, teksa ishte e punësuar si analiste në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.
Pas arrestimit të saj në vitin 2001, zyrtarët thanë se ajo kishte zbuluar pothuajse tërësisht operacionet e inteligjencës amerikane në ishull. Një zyrtar tha se ajo ishte ndër spiunet më të dëmshme që ka kapur ShBA-ja.
Pas arrestimit të saj, Montes u akuzua se kishte treguar identitetin e katër spiunëve amerikanë dhe kishte shpërndarë të dhëna në dokumente të shumta.
Ajo u dënua me 25-vjet burgim, duke u akuzuar se e ka vënë në rrezik “kombin në tërësi”./21Media

Back to top button