Lirohet Rron Gjinovci

(Lajm i përditësuar)


Lirohet Rron Gjinovci

Policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore dhe aktivistë të tjerë të cilët janë duke protestuar që nga mëngjesi para Rektoratit për shkarkimin e profesorit Xhavat Krasniqi i cili dyshohet për ngacmime seksuale ndaj studenteve.

Aktivistet kishin bllokuar hyrjen e Rektoratit duke pamundësuar hyrjet dhe daljet nga ky objekt.

Rron Gjinovci nga ORCA ishte arrestuar nga Policia gjatë aksionit për shpërndarjen e aktivistëve. Më pas ai ka njoftuar se është liruar, duke thënë se është koha për t’i dëgjuar kërkesat e aktivisteve që po organizojnë protestën.


​Tensione në protestë, arrestohet Rron Gjinovci

Në protestën e studentëve para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore, të cilët janë duke protestuar që nga mëngjesi para Rektoratit për shkarkimin e profesorit Xhavat Krasniqi, i cili sipas disa studentëve dyshohet për ngacmime seksuale.

Aktivisti nga ORCA, Rron Gjinovci është arrestuar në këtë protestë nga Policia gjatë përleshjes me protestuesit.
Back to top button