Lista e klubeve që nuk janë licencuar nga MKRS

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) aprovoi sot licencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Drama e licencimit të FFK-së përfundoi sot, pasi që ministri i Sportit nënshkroi licencimin e FFK-së, raporton KosovaPress.

Me licencimin e FFK-së, janë bërë të ditura edhe klubet të cilat i kanë plotësuar kriteret për tu licencuar.

Ballkani, Prishtina, Llapi, Dukagjini, Trepça ’89, Drita, Ramiz Sadiku, Flamurtari, FC Phoenix, Kika, A&N, Ulpiana, Vjosa, Drenasi, 2 Korriku, Arbëria, Trepça, Fushë Kosova, Rahoveci, Vëllaznimi, Feronikeli dhe Rilindja kanë plotësuar kriteret për licencim dhe kanë marrë dritën e gjelbër nga MKRS.

Në anën tjetër, Vushtrria, Liria, Istogu, Ferizaj, Drenica, Gjilani, Malisheva dhe Vllaznia nuk kanë plotësuar kriteret për licencim.

Back to top button