“Tre Albanese në një foto”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Londër ku do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III, është takuar me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese.

Afër tyre, është parë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Tre Albanese në një foto. Kënaqësi që u takova me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, krah presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në pritjen e Mbretit”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media

Back to top button