Lista e ngushtë e 10 kategorive konkurrente për Oskarët 2023

Ka edhe një muaj deri në ceremoninë e nominimeve për çmimet Oskar 2023, megjithatë Akademia e filmit në SHBA bëri të ditur listën e ngushtë të filmave të vlerësuar në dhjetë kategori, si për dokumentarin më të mirë të metrazhit të gjatë, dokumentar të shkurtër, filmin ndërkombëtar, makijazh e stilim flokësh, kolonë zanore, këngën origjinale, filmin e shkurtër të animuar, e disa kategori të tjera.
Në kategorinë për dokumentarin e gjatë u vlerësuan 15 nga 144 filma, në mesin e tyre: “All That Breathes”, “All the Beauty and the Bloodshed”, “Fire of Love”, e të tjerë.
Në kategorinë për dokumentarin e shkurtër u vlerësuan: “American Justice on Trial: People v. Newton”, “Anastasia”, “Angola Do You Hear Us?”. “Voices from a Plantation Priszen”, e një radhë filmash të tjerë.
Në kategorinë e filmit ndërkombëtar u vlerësuan po ashtu 15 filma, në mesin e tyre: filmi Argjentina, 1985,  filmi kamboxhian “Return to Seoul”, ai indian “Last film Show” e të tjerë.
Janë edhe një radhë kategorish të tjera që u vlerësuan për Oskar, në mesin e tyre: kënga origjinale, filmi i shkurtër i animuar e filmi i shkurtër live aksion.
Nominimet për çmimet Oskar do të bëhen të ditura me 24 janar 2023, ndërkaq çmimet do të ndahen me 12 mars 2023./21Media

Back to top button