Mbajtja nga autoritetet serbe, Trajkoviq: Kot përpiqeni të relativizoni torturën, flasin provat

Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka publikuar disa fotografi që sipas saj, që dëshmojnë pasojat shëndetësore që ka lënë mbajtja e gjatë nga autoritetet serbe në Merdarë.
Në një postim në Twitter ajo sot ka potencuar se për 24 orë ka mbetur pa ilaçe e ushqim.
“Nëse po flasim për torturat e serbëve nga Kosova, çfarë do të bëjmë me gruan serbe nga Kosova që u mbajt nën qiellin e kthjellët, në mes të dhjetorit, për 24 orë pa asnjë shishe ujë, ushqim dhe ilaçe? Më kot përpiqeni të relativizoni torturën: flasin provat.”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.


Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, më 15 dhjetor është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë. Sipas saj, kësaj radhe ajo është ndaluar nga shërbimi sekret serb, BIA, derisa ka qenë duke u kthyer në Serbi./21Media

Back to top button