Lista e të vlerësuarve të mundshëm për nominim për Oskar

Janë 301 filma të cilët do të hyjnë në garën për nomonimet për Oskar. Këtë e ka bëtë të ditur Akademia e Filmit, Artit e Shkencës në SHBA, për 95 vjetorin e ngjarjes prestigjioze të nominimeve për Oskar.
Në mesin e tyre përfshihen filmat: Elvis, The Fabelmans dhe Living. Numri i filmave që do hyjnë në garën e këtyre nominimeve shënon rritje prej vitit të kaluar, 276 sa ishin në total. Në vitin 2020 numri i filmave të mundshëm për nominim për Oskar ishte 366.
Në listën e konkurrentëve për nominim për Oskar janë edhe aktorët.
Sa i përket filmave që kanë fituar më së shumti para, e që mund të nominohen për Oskar janë: “Avatar: The Way of Water”, “Black Panther: Wakanda Forever” dhe “Top Gun: Maverick”. Në të përfshihen edhe filmat: “The Banshees of Inisherin”, “Everything Everywhere All at Once” dhe “Tár”.
Filmat e transmetuar në shërbime, të listuar në listën e filmave të mundshëm për nominim për Oskar janë: të Netflix “All Quiet on the Western Front”, “Glass Onion”, të Amazon “Argentina, 1985” dhe “Thirteen Lives”, si dhe të Apple “Cha Cha Real Smooth” dhe “Emancipation”.
Në këtë radhë janë dhe filmat ndërkombëtarë. Favorit në mesin e tyre janë: ai hindus RRR, drama koreane Broker e të tjerë.
Ka filma, regjinë e të cilëve e kanë bërë regjisore, e që kanë mundësi të nominohen për Oskar. Disa prej tyre janë: ai i Gina Prince-Bythewood’s “The Woman King”, i Charlotte Wells’ “Aftersun” dhe Sarah Polley “Women Talking”.
Sa i përket garës për aktoren më të mirë, disa prej aktoreve që kanë shans të nominohen për çmim janë: Cate Blanchett e Michelle Yeoh. Edhe pse Blanchett ka bërë performancen më të mirë të dekadës, si Lydia Tár, votuesit ka mundësi të votojnë Jo. Filmi “Tar” sipas disa kritikëve do t’i rezistojë kohës, e po ashtu edhe paraqitja e Blanchett në të. Megjithatë mbetet të shihet se kush do të fitojë këtë garë.
Anëtarët votues të Academy Awards, sa janë në total 9,579, me votime do të fillojnë me 12 janar 2023, ndërkaq ato do të përmbyllen me 17 janar. Nominimet për çmimet Oskar do të bëhen të ditura me 24 janar 2023, e çmimet do të dorëzohen me 12 mars po këtë vit./21Media

Back to top button