Lista e Vjosës me 7 deputetë në Kuvend

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri publike listën e votave që kanë marrë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e së cilës është edhe lista e Vjosa Osmanit, në zgjedhjet e 14 shkurti.

Nga kjo listë shtatë kandidatë kanë arritur të bëhen deputetë në Kuvendin e Kosovës: Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota, Donika Gërvalla-Scharz  me 71 mijë e 720 vota, Haxhi Avdyli  me 26 mijë e 630 , Faton Peci 25 mijë e 307, Doarsa Kica Xhelili 10 mijë e 604, Jeta Statovci 9 mijë e 410 dhe Burim Karameta 7 mijë e 802./21Media

 

Back to top button