Koleksioni i ri vjeshtë-dimër 2023-24 i Elisabetta Franchi

Disenjatorja italiane Elisabetta Franchi për koleksionin e saj të ri për vjeshtë-dimër 2023-24 u inspirua nga kaleidoskopi. Ajo ka thënë se ky mjet gjithmonë e ka magjepsur.

Veshjet janë të ndryshme, stilesh e ngjyrash të ndryshme, përfshirë fustane e funde, pantallona të kombinuar me pjesën e sipërme dhe të tjera.

Për xhaketa, ajo u inspirua nga ato të aviacionit, kjo për të reflektuar me to në fuqizimin e gruas.

Materialet që shfrytëzoi për krijimin e tyre janë të buta. Ato i zbukuroi me rruaza e perla.

Sa i përket jetës së disenjatores Elizabetta Franchi, ajo u lind në Bolonje të Italisë, dhe karrierën për disajn e filloi në vendin e saj.

Franchi sot ka një bazë të gjerë klientësh, për të cilët realizon disajne. Megjithatë për të arritur deri këtu, pati sfida të mëdha.

Franchi në vitin 1995 arriti të sigurojë një studio të vogël pune, dhe aty edhe filloi me punën. Atëherë kishte vetëm pesë ndihmës, e sot ka 300 të punësuar.

Kjo tregon suksesin e arritur me punën saj të lodhshme./21Media

Back to top button