Lista të gjata të pacientëve që presin për operime në QKUK, Krasniqi: Kemi lista që nga viti 2017
Lidhur me listat e gjata të pacientëve që presin për operime në QKUK, Drejtori i Shëbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë ka lista të pritjes që nga viti 2017.
“Listat e pritjes të pacientëve për të marrë shërbime të caktuara kryesisht në fushën e Kirurgjisë dhe të Radiologjisë janë evidente dhe këto lista janë të trashëguara, madje kemi lista të pritjes që nga viti 2017. Edhe pandemia sigurisht se i ka përkeqësuar këto lista të pritjes, mirëpo janë duke u bërë edhe investime në infrastrukturë, por edhe riorganizime të stafit shëndetësorë për të zvogëluar këto lista të pritjes”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se nuk dëshiron që të sjellë optimizëm të tepruar se mund të i eleminojnë këto lista në tërsi në një afat të shkurtër, mirëpo theksoi se “deri në fund të vitit në shumicën e klinikave ku ka lista të gjata të pritjes, listat do të zvogëlohen”./21Media