Lituania do të vazhdojë mbështetjen e Ukrainës me armë

Forcat e Armatosura të Republikës së Lituanisë mbështetën dhe do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë
Kështu thuhet në një njoftim të Ushtrisë së Ukrainës, pas një stërvitje të përbashkët, stërvitje këto të cilat kanë nis që nga viti 2015.
Komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Lituanisë, gjenerallejtënant Valdemaras Rupshys, uroi personalisht ushtarakët e Forcave të Armatosura të Ukrainës për përfundimin me sukses të stërvitjes së tyre.
“Djemtë dhe vajzat tona morën njohuri dhe aftësi të rëndësishme për trajtimin e armëve dhe qasje metodike për trajnimin e personelit për të trajtuar lloje të ndryshme të armëve të vogla”, thuhet në njoftim.

Back to top button