Sevdai Radogoshi feston ditëlindjen, ka një lajm të madh për fansat e tij

Një ndër aktorët më të dashur të skenës shqiptare, Sevdai Radogoshi sot feston ditëlindjen, shkruan rtv21.tv
Sevdaiu feston ditëlindjen e 65-të në këtë ditë speciale, aktori shumë i dashur për publikun feston gjithashtu 50 vjetorin e karrierës së tij.
Veç ditëlindjes e përvjetorin e karrierës, aktori në këtë ditë ka treguar se është pensionuar.
“Sot i mbusha 65 vjet, sot festoj 50 vjetorin e veprimtarisë, sot dal ne Pension”, ka shkruar aktori në Instagram.


Gjithashtu, për nder të ditëlindjes së tij, sonte do të mbahet Stand Up Comedy – “Vesha bukuresha” në qytetin e Gjakovës./21Media

Back to top button