LIVE/ Ndjekja e ekpit të RTV21 nga një person i armatosur në Leposaviq, AGK thirrje PK-së, KFOR-it dhe EULEX-t: Krijoni kushte për gazetarët

(Lajm i përditësuar)


Ndjekja e ekpit të RTV21 nga një person i armatosur në Leposaviq ,AGK thirrje PK-së, KFOR-it dhe EULEX-t Krijoni kushte për gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka reaguar pasi ekpi i RTV21 është ndjekur nga një person i Armatosur në Leposaviq.

AGK thotë se ka pranuar me shqetësim lajmin s derisa u bën thirrje Policisë së Kosovës , KFOR-it dhe EULEX-it, që të krijojnë kushte më të mira për gazetarët.

“Për AGK-në, siguria e ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i vendit, vazhdon të jetë shqetësuese, ndërsa u bën thirrje PK-së, KFOR-it dhe EULEX-it, që të krijojnë kushte më të mira për ta.

Ky është rasti i 21-të i sulmeve, kërcënimeve e dëmtimeve të pronës private, të ekipeve të mediave, të cilat kanë raportuar mbi ngjarjet e fundit nga komunat në veri të Kosovës.”, thuhet në reagimin e AGK-së

Gazetari Venhar Isufi, së bashku me kameramanin, Olti Pacolli, fillimisht janë penguar gjatë kryerjes së detyrave profesionale.

Sipas Isufit, ata janë kërcënuar dhe u është kërkuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

“Jemi penguar të filmojmë negociatat të cilat janë bërë nga ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq me zyrtaret e KFOR-it.” u shpreh ai. “Ne tentuam të afrohemi për të xhiruar atë se çfarë po ndodhte dhe të njëjtit na kanë kërcënuar duke na thënë të largohemi nga aty dhe të mos i përdorim kamerat. Ndërsa, pas 15 minutave, kemi dalur më poshtë për ta përcjellur ngjarjen dhe pas nesh ka dalur nje person i maskuar me armë në bel i cili qëndronte aty.”


Një person i armatosur dhe me maskë e ndjek nga pas ekipin RTV21 në Leposaviq

Derisa ekipa e RTV21 po qëndron në Leposaviq për të raportuar për zhvillimet atje një person me maska dhe i armatosur iu ka qëndruar nga pas, raporton gazetari Venhar Isufi, i cili tha se personi në fjalë është vërejtur nga kameramani, Olti Pacolli.

Rasti është raportuar edhe në polici.


Ish kryetari i Listës Serbe në disktim me udhëheqësin e KFOR-it

Aktualisht para komunës së Leposaviqit janë duke negociuar ish kryetari i Leposaviqit  Zoran Todiq me udhëheqësin e KFOR-it, por, sic raporton RTV21 nga vendi i ngjarjes, gazetarëve nuk iu është lejuar të xhirojnë se cfarë po flitet.

Derisa protestuesit janë afruar para Komunës kur vërejtën këto lëvizje.


Protestuesit serbë në Zveçan: Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona

Protestuesit serbë u mblodhën në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan, për të vazhduar protestën kundër kryetarit shqiptar të komunës.

Protestuesit në Zveçan ngritën pankarta, ku shkruan: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

 


Numër simbolik i protestuesve në veri, punonjësit komunalë nënshkruhen në listat e evidencës

Në tri komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ku serbët po protestojnë për të gjashtën ditë kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, nata ka kaluar e qetë.

Të punësuarit në Komunën e Zveçanit të cilët prej ditës së djeshme po nënshkruhen në listat e evidencës para gjemborëve të KFOR-it për prezencën e tyre në punë, kanë filluar të arrijnë.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesës së kësaj komune.

Aktualisht situata në Zveçan, por edhe në komunat tjera veriore në përgjithësi është e qetë, ndërsa numri i protestuesve është simbolik.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Ndërsa një sinjal për tejkalim të situatës u pa tek të enjten, kur ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se me kryeministrin Albin Kurti kishin një takim produktiv dhe se kishin biseduar për marrëveshjen bazë me Serbinë. Në anën tjetër kreu i ekzekutivit tha se janë të angazhuar për qetësimin e situatës në veri të vendit.

Back to top button