#LIVE – Seancë e jashtëzakonshme për taksën

Seanca ishte paraparë të fillojë nga ora 11:00

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancën e jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të kryeministrit, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake.

Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë tarifën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

Tarifa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj. Ky i fundit ka bërë thirrje disa herë që taksa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga Serbia.

RTV21 do ta transmetojë drejtpërdrejt këtë seancë në kanalin kryesor dhe në portalin www.rtv21.tv./21Media

Back to top button