Zvicra me 24 raste të koronavirusit, Berlini konfirmoi rastin e parë

Në Zvicër numri i rasteve të prekura nga koronavirusi është rritur gjatë vikendit

Në kryeqytetin e Gjermanisë në Berlin është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Senatit për Shëndetësi, Infermieri dhe Mundësi të Barabarta në mbrëmjen e të dielës. Personi u izolua dhe po trajtohet në spital.

Numri i shteteve gjermane me të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 10. North Rhine-Westphalia është vendi më i prekur, me më shumë se 70 raste, shumica e tyre në distriktin e Heinsbergut.

Edhe në Zvicër, numri i rasteve të prekura nga koronavirusi është rritur gjatë vikendit. Sipas zyrës Federale të Shëndetit Publik, është konfirmuar nga Laboratori i Gjenevës të dielën se janë 24 të prekur me koronavirus në 11 kantone. Siç raportojnë mediat zvicerane, këto vende janë Aargau, Bern, Basel-Stadt dhe Basel-Landschaft, Freiburg, Gjeneva, Graubünden, Ticino, Vaud, Valais dhe kantoni i Cyrihut. Të gjithë të infektuarit janë izoluar./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button