​Liverpool-Bayern, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 13:30 stadiumi “National” në Singapor do të jetë nikoqir i miqësores tejet interesante mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut.

Për të dyja skuadrat kjo do të jetë miqësorja e katërt në kuadër të përgatitjeve parasezonale.

Në tri miqësore të zhvilluara deri tani, Liverpooli ka dy fitore dhe një barazim, krahas Bayernit që ka dy fitore dhe një humbje.

Takimi i fundit mes Bayernit dhe Liverpoolit daton më 13 mars të vitit 2019, ku asokohe në kuadër të Ligës së Kampionëve, gjiganti anglez e mposhti Bayernin si mysafir me shifrat 3:1.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Jones, Mac Allister, Szoboszlai; Jota, Gakpo, Salah.

Bayern Munich (4-2-3-1): Sommer; Davies, Upamecano, Minjae, Pavard; Kimmich, Laimer; Gnabry, Musiala, Sane; Tel.

Back to top button