Liverpool-Brighton takohen të shtunën

Liverpooli mirëpret Brighton në Anfield të shtunën pasdite në atë që do të jetë ndeshja e parë në Premier League për djemtë e Jurgen Klopp në një muaj.
Shtyrjet në dy nga ndeshjet e Reds së bashku me pushimin ndërkombëtar bëjnë që Liverpool të luajë ndeshjen e parë në ligë që nga derbi Merseyside më 3 shtator, një lojë që përfundoi pa gola.
Liverpool aktualisht është nëntë pikë prapa liderit Arsenal dhe nuk mund të përballojë çdo gabim kundër një skuadre si Brighton që do të luajë ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Roberto De Zerbi./21Media

Back to top button