​Liverpool mposht Aston Villa, shton epërsinë në 5 pikë ndaj Cityt

Në ndeshjen e fundit të ditës së sotme të xhiros së 11-të të Premier Ligës angleze, futbollistët e Liverpool shënuan fitore ndaj Aston Villa me rezultat 2:0 në “Anfield” dhe tashmë kanë pesë pikë epërsi në krye të tabelës, pas humbjes së Manchester City në kthesën e madhe nga Brighton.

Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 20-të. Pas goditjes nga këndi të Aston Villa, vendasit nisën një kundërsulm, të cilin e mbylli Darvin Nunez.

Në vazhdim të ndeshjes, Aston Villa përforcoi më tej sulmet për të barazuar, por u ndëshkua në minutën e 84-të, pasi Mohamed Salah bëri gjithçka vetë dhe shënoi për epilogun 2:0.

Kujtojmë, Manchester City pësoi humbjen e dytë në këtë edicion të ri të garave dhe atë brenda pesë minutash në ndeshjen si mysafir ndaj Brighton 2:1 edhe ishte në epërsi me golin e Erling Haaland.

Back to top button