​Liverpool po bëhet gati për jetën pa Kloppin, afër marrëveshjes së parë

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Liverpooli është afër që të arrijë marrëveshje për ta rikthyer Michael Edwards në klub.

Pronarët e gjigantit anglez po bëhen gati për jetën pa Jurgen Klopp, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit, dhe kanë filluar punën për strukturën e re të klubit.

Edwards është shumë afër rikthimit te Liverpooli, ku gjithçka është në fazën finale, ndërsa detajet e fundit po diskutohen mes dy palëve.

Po ashtu, Richard Hughes, i cili do të largohet nga pozita e drejtorit sportiv të Bournemouthit në fund të sezonit, është i gatshëm që të pranojë dhe t’i bashkohet Edwards në pjesë e strukturës së re të Liverpoolit.

Back to top button