Vuçiq për procesin e largimit të kryetarëve në veri: Mashtrimi i radhës nga Kurti

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ‘referendumi’ për largimin e kryetarëve të katër komunave më veriore të Kosovës është një tjetër mashtrim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se më 15 mars “do t’i tregojë Miroslav Lajçakut se çfarë është duke planifikuar Kurti”.
Më tej Vuçiq ka bërë koment edhe për vendimin e BQK-së për ta larguar dinarin serb si mjet pagese në Kosovë, ku ka thënë se ata do të gjejnë mënyra për t’i ndihmuar serbët.