Liverpool të thyejnë rekordin për një mbrojtës?

Jurgen Klopp është në kërkim të përforcimit të skuadrës së tij, dhe reparti i mbrojtjes ka vëmendje të veçantë

Liverpool janë në gjendje të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve prej 35 milionë funteve për qendër mbrojtësin e Southampton Virgil van Dijk.

Southampton vlerësojnë holandezin si futbollist 50 milionë funtesh, por të kuqtë ende janë të interesuar edhe me çmimin aktual, shkruan rtv21.tv.

Nëse Liverpool do të arrinin marrëveshje me Southampton për van Dijk, atëherë ai do të thyente rekordin e transferimit më të shtrenjtë pasi këtë e mban Andy Carroll kur në vitin 2011 ishte transferuar tek Liverpool për 35 milionë funte./21Media

Back to top button