Shoygu: NATO po synon të forcoi kontrollin në Ballkan 

Ministri rus i Mbrojtjes theksoi se edhe patrullimet e aeroplanëve të NATO-s mbi hapësirën ajrore në Baltik paraqesin një kërcënim për Rusinë

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO i nevojitet aleancës, me qëllim që të forcoi edhe më shumë kontrollin në Ballkan, deklaroi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shojgu.

Ai më tutje tha se NATO po vazhdon të forcoi praninë në afërsi të kufijve të Rusisë, duke joshur shtete të reja në sferën e saj të interesit,transmeton rtv21.tv

Shoygu me këtë rast tha se vendimi për anëtarësimin e Malit të Zi vetëm sa e konfirmon këtë dhe shtoi se kapacitetet ushtarake të Podgoricës janë barazi me zero, por qartësoi se shtrirja gjeografike e Malit të Zi i mundëson NATO-s që të forcoi kontrollin në Ballkan.

Ministri rus i Mbrojtjes theksoi se edhe patrullimet e aeroplanëve të NATO-s mbi hapësirën ajrore në Baltik paraqesin një kërcënim për Rusinë dhe sipas tij, Moska këto aksione i cilëson si prishje të baraspeshës në rajon dhe si një kërcënim për sigurinë e Rusisë./21Media

Back to top button