Liverpooli fiton spektaklin me Tottenhamin

Liverpooli ka mposhtur Tottenhamin, rivalin direkt për një vend në garat evropiane, në një sfidë që u zhvillua në “Anfield Road” dhe që dhuroi shtatë gola, derisa fitorja i takoi vendasve me rezultat 4-3.

Skuadra e Jurgen Klopp e nisi furishëm ndeshjen duke shënuar tre gola brenda 15 minutave. Jones, Diaz dhe Salah realizuan në minutat 3’, 5’ dhe 15.

Por, londinezët nuk o dorëzuan. Ata ngushtuan epërsinë në 3-1 në minutën e 39’ me golin e Harry Kane, ndërsa Son e rihapi sfidën me golin e tij në minutën e 77’ për 3-2.

“Spursat” vazhduan ta kërkojnë barazimin të cilin edhe e arritën në minutën e 93’ me golin e Richarlison, por shpresat e tyre për një pikë i fundosi Diogo Jota shë realizoi për 4-3 vetëm një minut më vonë.

Kjo fitore e mban Liverpoolin në vendin e pestë me 56 pikë, dy më shumë se Tottenhami që pozicionohet i gjashti në tabelë.

Back to top button