​Mbyllet çereku i tretë, Trepça ruan avantazhin ndaj Prishtinës

Trepça po vazhdon ta ruaj epërsinë ndaj Sigal Prishtinës edhe pas gjysmë ore lojë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Për dallim nga dy çereket e para, kur epërsia e mitrovicasve shpi deri në 15 pikë, Sigal Prishtinë është këndellur duke e ngushtuar epërsinë dhe duke e bërë ndeshjet ta paparashikueshme.

Rezultati pas çerekut të tretë është 50-57 për mitrovicasit.

Në finale, fituesin e këtij takimi e pret Peja.

Back to top button